Edhe në Vushtrri faturat për mbeturina do të paguhen në Postë


Prishtinë, 5 korrik 2018 –
Posta e Kosovës sot mori autorizimin nga Komuna e Vushtrrisë për kryerjen e pagesave të faturave të mbeturinave për konsumatorët vushtrrias, si dhe do të hapet zyra postare në hapësirat e objektit të administratës komunale.

Marrëveshja e nënshkruar sot në mes kryeshefit ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe nikoqirit, kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, do t’ju ofrojë mundësi lehtësuese qytetarëve për kryerjen e pagesave të faturave të mbeturinave dhe shërbimeve tjera postare, të gjitha në një vend.

Me ketë rast, kryeshefi Hoxha falënderoi për mikpritjen që iu bë nga kryetari Tehiri, si dhe i uroi gjithë qytetarët e Vushtrrisë, të cilëve nga tani po iu krijuan kushtet që të gjitha shërbimet t’i kenë brenda një objekti, ndërsa iu bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave tjera të Kosovës që ta ndjekin e shembullin e Vushtrrisë, Kamenicës, Gjilanit, Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Rahovecit, për t’i mundësuar Postës së Kosovës të ofrojë shërbimet postare sa më afër qytetarëve.

Posta e Kosovës, e  licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar, ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizion shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare.