Pulla postare “Kampionati botëror i futbollit 2018”

Prishtinë, 12 qershor 2018 -
Për nderë të Kampionatit botëror të futbollit, filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullave postare të titulluar “Kampionati botëror i futbollit 2018”.

Arritjet e sportit kosovar e posaçërisht të futbollit në arenën ndërkombëtare, kanë shënuar ngjarje historike për Republikën e Kosovës me pranimin e Federatës së saj në familjen e madhe të futbollit botëror FIFA dhe UEFA.

Edhe pse Kosova nuk është kualifikuar të jetë pjesëmarrëse në këtë Kampionat botëror të futbollit “Rusia 2018”, ne do të përjetojmë momente kënaqësie me shumë djelmosha shqiptarë që do të përformojnë me talentin e tyre në shumë kombëtare botërore.

Filatelia e Postës së Kosovës në vazhdimësi do ta afirmon futbollin dhe në përgjithësi arritje sportive, që i shënon Republika e Kosovës!