Kryeshefi uroi punonjëset e Postës për Ditën e Gruas

Prishtinë, 8 mars 2018 -

Sot për 8 Mars Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha priti një grup të punonjëseve të Postës së Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

 

Në këtë takim urimi, Kryeshefi e vlerësoi lartë kontributin e grave në ndërmarrje, duke i përgëzuar ato për të gjitha rezultatet e arritura dhe profesionalizmin e treguar në punë.

 

Në Postën e Kosovës,  punojnë shumë gra dhe roli i tyre është i pazëvendësueshëm, disa nga to udhëheqin sektorë të rëndësishme të Ndërmarrjes.

 

“Punonjëset që punojnë në Ndërmarrjen tonë, janë pasuria e madhe që ka Posta e Kosovës. Prandaj si gjerë më tani nuk do të mungoi gatishmëria ime që në pozita të larta menaxhuese të ketë edhe më shumë gra”, u shpreh Kryeshefi Hoxha.

 

Ai iu uroi 8 Marsin punonjëseve të Ndërmarrjes, duke shprehur dëshirën që të kenë shëndet të mirë dhe vetëm lumturi së bashku me familjet e tyre.