Historiku i Filatelisë

Filatelia është veprimtaria më atraktive  postare.

Filatelia e Postës së Kosovës është themeluar më 15 Mars 2000, duke nisur edicionin e parë të pullave postare nën temën e paqes. Edicioni i parë përmbante 5 pulla postare së bashku me Zarfin e Ditës së Parë.

Që atëherë, vazhdimisht lëshohen emisione me pamje të ndryshme të pullave postare.

Këto pulla postare kanë tema të ndryshme, si p.sh. Dita Ndërkombëtare e Paqes; flora dhe fauna e Kosovës; artizanate; zbulime arkeologjike; numizmatika e Kosovës; vepra artistike, etj.

Përpos pullave të bukura, Filatelia e Kosovës prodhon edhe Zarfet e Ditës së Parë dhe blloqet e ndryshme filatelike.

Filatelia e Kosovës vazhdimisht merr pjesë në ekspozita filatelike, konkurse të ndryshme për përzgjedhjen e pullave më të bukura postare, si dhe në panaire të ndryshme filatelike, ku çdo vit paraqet pulla të reja postare. Gjatë vitit 2017, pullat postare të Postës së Kosovës morën dy çmime prestigjioze: çmimin e parë në konkursin “San Gabriel” të Veronës për pullën me përmbajtje më të mirë fetare në botë dhe çmimin për vendin e pestë në konkursin “Premio Internazionale d’Arte Filatelica” në Asiago, Itali, për pullën më të bukur tematike në botë.