Posta ndërkombëtare

Posta ndërkombëtare, ka filluar së vepruari që nga 31 maji 2000. Nga dita në ditë po konsolidohet pozicioni i Postës së Kosovës – në kryerjen e Shërbimeve ndërkombëtare.

Arritjet e deritanishme:


  • Ofrimi i shërbimeve për të gjitha llojet e letrave, pakot e vogla (me peshë deri në dy kg), kolitë, shtypshkrimet si dhe thasët specialë “M”; 
  • Kontrolli (me rreze X) i dërgesave postare në ardhje dhe shkuarje;
  • Njohja e Kodit Postar Ndërkombëtar të Postës së Kosovës që nga viti 2005;
  • Realizimi i arkëtimit të borxheve nga administratat e postave tjera ndërkombëtare (për periudhën 2000 - 2005) për raportet reciproke afariste;
  • Vënia në funksion e shërbimeve të shtypshkrimeve si dhe “Thasëve - M”;
  • Pranimi dhe dërgimi i sekogrameve (fjala është për literaturën që u dedikohet personave të verbër dhe shoqatave të tyre), ky shërbim kryhet pa pagesë për shoqatat e të verbërve të Kosovës që pa dyshim paraqet një gjest human;
  • Marrëveshjet me subjektet postare ndërkombëtare si:


1.Me PSH dhe PM për shkëmbimin e dërgesave postare me rrugë tokësore;
2.Me postën e Zvicrës (Cyrihut) për shërbimet e Postës Ndërkombëtare;
3.Me shërbimet TNT;
4.Dërgimi i përditshëm i dërgesave postare me transit të mbyllur(si rrugë shume e sigurtë, e shpejtë dhe ekonomikisht e favorshme me Kompaninë Ajrore “Austrian Airlines”;
5.Memorandumi i mirëkuptimit me Postën e Shqipërisë;
6.Marrëveshja me “Malësia Reisen” (për bartjen  e përditshme të postës ndërkombëtare të dedikuar për Zvicër drejtpërdrejtë për Zürich);
7.Për kryerjen e shërbimeve EMS me PSH dhe PM (duke i plotësuar kështu kushtet për anëtarësim në Kooperativën e EMS-ve ndërkombëtarë);
8.Po bisedohet për bashkëpunim me DHL-Gjerman, etj.

Pritet që së shpejti të funksionojnë:


  • Shërbimi i letrave dhe pakove me vlerë si dhe i shërbimeve tjera të veçanta dhe plotësuese;
  • Funksionalizimi i postës hibride (me të ndërtuar të objektit të QTP), që  do të shtojë me të madhe vëllimin e biznesit të Postës së Kosovës nga se do të shtohet një komponentë e re- ajo industriale ku do të bëhet printimi, konvertimi dhe dërgimi i faturave dhe materialeve tjera si një seri e aktiviteteve të pandërprera.


Departamenti i Postës Ndërkombëtare që funksionon në kuadër të Postës së Kosovës, në vitin 2006 të gjitha aktivitetet e veta i ka orientuar në realizimin e këtyre synimeve:


1.Shtimin e të hyrave,
2.Uljen e shpenzimeve afariste,
3.Shtimin e shpejtësisë së dërgesave,
4.Shtimin e sigurisë së dërgesave,
5.Fitimin e besimit të klientëve,
6.Përmirësimin e imazhit të Postës së Kosovës në Botë dhe para administratave tjera postare.